Ahmetaj: Vrasja e 14-vjeçarit tregon se ka degraduar shoqëria, fëmijët marrin thika në shkollë
Përmes një interviste në Ora News, anëtar i kryesisë së PD-së Bislim Ahmetaj tha se vrasja e 14-vjeçarit, Martin Cani është shumë tragjike.
Ai shtoi se një ngjarje e tillë tregon tashmë se jemi në degradim të plotë si shoqëri, ku nxënësit e shkollave 9-vjeçare kanë thika në vend të librave.
Ahmetaj: Vrasja e 14-vjeçarit është shumë tragjike. Është një ngjarje e rëndë edhe për shoqëria, pasi tregon se jemi në degradim të plotë, ku nxënësit e shkollave 9-vjeçare kanë thika në vend të librave. Ky është një problem i familjeve dhe shkollave.
Kemi harruar funksionin e shkollës që është për të marrë dije dhe edukim. Në shumicën e rasteve përpiqemi që ta ngarrojmë programin, por harrojnë edukimin. Prandaj shkolla ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë aspekt.