Lulëzojnë bastet në vend/ Policia arreston 6 persona, sekuestrohen disa celularë

Operacionet e policisë së Shtetit po vërtetojnë se bastet e paligjshme po lulëzojnë përmes internetit e jo vetëm

6 persona u vunë në pranga nga Policia e Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Bad Spin 2”.

Të arrestuarit janë të moshës nga 19 deri në 56 vjeç dhe siç bën me dije policia veprimtarinë e paligjshme e ushtronin në zona të ndryshme të kryeqytetit.

U zbuluan ambientet të përshtatura për lojëra fati dhe u sekuestruan celular si prova.

Një 18-vjeçar ndërkohë do të hetohet pasi në një bar kafe në administrim prej tij u gjetën 50 televizorë në kuti të pahapura, të markave kontrabandë të dyshuar kontrabandë.

Kjo ishte faza e dytë e operacionit, pasi të shtunën policia arrestoi 29 të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Gjatë Operacioni u shtri në disa zona të Tiranës u sekuestruan shuma parash, 33 aparate celularë dhe pajisje të ndryshme kompjuterike që shërbejnë për ushtrimin e këtij aktiviteti të paligjshëm.

Fenomeni duket se është i shtrirë në të gjithë vendin. Dy persona u vunë në pranga në Durrës, pasi organizonin lojëra fati.