Sfidat e studenteve nga rrethet/ Studentja nga Pogradeci: Përballimi i jetesës e shkollës, i vështirë

Rea Xhukellari, studente e vitit të dytë në financë, erdhi nga Pogradeci për të studiuar në Tiranë, por përballë një qyteti të madh dhe të zhurmshëm, u vu përballë disa sfidave.

Ajo jeton me dy vajza të tjera dhe ndan qeranë e një apartamenti, duke përballuar ngarkesa financiare të mëdha, me shpenzime mujore prej rreth 200 mijë lekësh për qira, ujë dhe drita.

Pjesa më e madhe e studentëve, sipas saj, janë në situata të ngjashme dhe janë të detyruar të punojnë për të mbijetuar.

Kostot e larta të jetesës thotë se i detyrojnë studentet të punojnë, cka sipas saj e bën më të  të vështirë përqendrimin tek arritjet akademike.

Rea apelon për ulje të çmimeve dhe për mbështetje më të madhe për studentët, duke besuar se një ndryshim do të krijonte mundësi më të mira për të ardhmen e tyre dhe për shoqërinë.