Ekzekutoi biznesmenin Eduart Reçi në bashkëpunim me të vëllanë, publikohet fotoja e oficerit të policisë!
Është publikuar foto e Shkëlqim Dukës, oficerit të policisë, i cili në bashkëpunim me vëllanë e tij Florian Duka vranë biznesmenin Eduart Reçi.
Personi në foto është efektivi policie, me detyre oficer i policisë gjyqësore (OPGJ) tek komisariati nr.2 në Tiranë.
Siç njoftoi dhe më herët policia, Reçi po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakordësim edhe me persona të tjerë kufitar me pronën e biznesmenit.
Këtu ka lindur dhe konflikti mes tij dhe dy vëllezërve Duka të cilët kanë pasur përplasje mbi pronësinë e tokës ku do të zhvillohej objekti, dhe kanë vendosur të ekzekutojnë biznesmenin.
Pas hetimeve të kryera është bërë e mundur zbardhja e ngjarës dhe tashmë dy vëllezërit, kanë rënë në prangat e policisë.
