Rama pritet me protesta në Londër, tubuesi: Salla është mbushur me qeveritarë dhe kryebashkiakë
Kryeministri Edi Rama në nisje të takimit të tij në Londër, është pritur me protesta nga shqiptarët që jetojnë në Britani.
Kryetar i degës së PD për Anglinë Shkelzen Rrustemi, ka deklaruar se në takim nuk ka emigrantë shqiptarë, por vetëm qeveritarë dhe kryebashkiakë.
“Mesazhi duket i qartë. Gjithë ky popull pavarësisht presionit. Ka një javë ditë që e gjithë qeveria është e përqendruar në Londër. Kanë ofruar edhe leke e zarfa për pjesëmarrjen. Gjithe qeveria, gjithë kryetarët e bashkive duke ja filluar nga Kukësi, nga Tropoja, në Lezha, Librazdhi. Gjithë qeveria është këtu. Këta njerëz që janë në takim me Edi Ramën, janë të sjellë. Sepse ky i ka përzënë gjithë këta njerëz. Gjithë njerëzit e gomoneve dhe vjen e bën takim këtë. Nuk e kuptoj. 25 mijë paund kushton vetëm salla. Eskortat që kanë 5 ditë që kanë ardhur. Hotelet kush i paguan. Vetëm policia që është shumë e madhe në numër, dhe shumën do ta paguajë ambasada shqiptare në Londër”, tha.

