Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës dhe merr përkohësisht kreun, Skënderbeu e Dinamo barazojnë mes spektaklit
Skënderbeu dhe Dinamo kanë ndarë pikët në një ndeshje argëtuese mes tyre në Korçë, të mbyllur me shifrat 2-2 dhe ku gjithçka ishte në diskutim deri në sekondat e fundit.
Ndeshja mes dy skuadrave ka qenë e hapur, me raste të shumta në të dy portat dhe e luajtur me një ritëm të lartë, sidomos në pjesën e parë ku ishin miqtë të cilët shënuan të parët, por më pas u përmbysën nga vendasit.
Dinamo shënoi me Vilën barazimin pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë dhe gjithçka mbeti e hapur deri në fund, me raste si në portën e Salit, ashtu edhe të Alias.
Por në fund të dy ekipet e desh të kënaqeshin me nga një pikë, që nuk ndryshon shumë situatën e tyre në klasifikimin e Superiores.
Ndërkohë në sfidën tjetër Vllaznia ka mposhtur 2-1 Teutën në sfidën e javës së 14-të të Superiores.
Një fitore dramatike e shkodranëve në “Loro Boriçi”, që erdhi falë golit të ish-lojtarit të Teutës, Ildi Gruda.
Gruda u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë dhe vendosi takimin në minutën e 90-të.
Më parë ishte Nasr që kishte barazuar me një gol kryevepër.
Pjesa e parë u mbyll ndërkohë në avantazh nga Vllaznia, te të cilët shënoi Bajrami.
Me këtë fitore, Vllaznia merr provizorisht vendin e parë me 25 pikë, një më shumë se Partizani që do luajë të dielën me Laçin.
Në anën tjetër Teuta mbetet në kuotën e 17 pikëve duke u renditur në vendin e gjashtë.
