Ronaldinho ndan 10-at: Baggio është numri 10 i ëndrrave, Maradona është më i miri që kam parë të luajë futboll
I ftuar në “Champion Lounge”, Ronaldinho trajtoi tema të ndryshme, duke mos u shfaqur asnjëherë banal. Nga Roberto Baggio si "10 e ëndrrave" te Diego Armando Maradona ("më i miri që kam parë të luajë"), duke kaluar përmes marrëdhënies me Max Allegrin ("një trajner i madh") dhe shumë tema të tjera.
Mbi “bishtalecin hyjnor”, Ronaldinho u shpreh me tone krejtësisht entuziaste: "10-shi i ëndrrave? Për mua, Roberto Baggio, mes italianëve. Më ka pëlqyer shumë". Megjithatë, ka dyshime më të mëdha për trashëgimtarin e tij në fushë; nga Vinicius te Lamine Yamal.
Maradona, më i miri
"Për ne brazilianët, Pelé është më i madhi nga të gjithë, por në shtëpinë time Maradona ka qenë gjithmonë Diego, i ndryshëm nga të gjithë të tjerët. Çfarë mund të thoni për të? Spektakolar, më i miri që kam parë të luajë. Ai dhe unë ishim bashkë shumë herë, jo vetëm si futbollistë, por edhe si burra. Për mua ishte gjithmonë si një vëlla më i madh”.
Eksperienca në Milano dhe marrëdhënia me Allegrin
"Tifozët në Milano më kanë trajtuar gjithmonë shumë mirë, edhe para se të mbërrija në skuadër. Edhe kur luaja për Barcelonën kundër Milanit, ata më brohoritën dhe treguan dashuri. Pastaj kur mbërrita, kjo lidhje u bë më e fortë. I dua shumë ata. Unë dhe Allegri kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë,. Max ishte një trajner i madh, nuk kam pasur asnjë problem me të”.
Vinicius dhe Yamal, trashëgimtarë të mundshëm
"Vinicius, trashëgimtari im? Ai është një mik për mua, tani mendoj se është braziliani më i fortë në botë. Ta shikosh atë duke luajtur është një kënaqësi. Lamine Yamal mund të ndjekë rrugën e më të mëdhenjve, por nuk është e lehtë. Jemi këtu për ta parë dhe mbështetur në mënyrë që të bëjë mirë për futbollin dhe Barcelonën. Ai ka cilësi dhe ne e mbështesim”./noa.al

