UEFA e FIFA ndajnë fondet: 151 milionë euro për ekipet pjesëmarrëse në Champions, Liverpuli merr shumën më të lartë
Uefa ka bërë të ditur shpërndarjen e bonuseve për ekipet pjesëmarrëse në Champions Ligë. Me formatin e ri ku bëjnë pjesë 32 skuadra shpërndarja e të ardhurave është bërë mbi katër ndeshjet dhe rezultatet e marra prej tyre.
“Calcio financa” bën të ditur se në total janë dhënë 151 milionë euro. Liverpul ka marrë shumën më të lartë ndërsa mes më të mirëve janë dhe pesë klube italiane që në total kanë arkëtuar 22.4 milionë euro.
Më konkretisht: Inter me tre fitore dhe një barazim përfiton 7 milionë euro, Atalanta me dy fitore e po aq barazime merr 5.6 milionë, e më tej Juventus 4.9 milionë, Milan 4.2 dy milionë dhe Bolonja që ka një barazim e tre humbje 700 mijë euro.
Ndërkaq edhe fifa është bërë gati për të ndarë bonuset për kubën e botës për klubet, të ardhura që vijnë nga shitja e të drejtave televizive. Çmimet për pjesëmarrje mund të jenë rreth 600 milionë euro që do të shpërndahet në mënyrë të barabartë midis 32 skuadrave të përfshira në garën që do të zhvillohet në shtetet e bashkuara të amerikës.
Mediet italianë shprehen se Juventus dhe Interi do të fitonin rreth 18 deri në 19 milionë euro . por bonuse të mëtejshme do të ketë në bazë edhe të rezultateve

