Vrasja e 14-vjeçarit, Dhamo: Ngjarja është një reflektim i një krize të madhe që shoqëria ka
Pedagogia, Eris Dhamo në një intervistë në Ora News u shpreh se ngjarjen e rëndë të vrasjes së 14-vjeçarit para disa ditësh në Tiranë nga bashkëmoshatari i tij e ka parë si një reflektim i një krize të madhe që shoqëria ka.
Dhamo: Ngjarja për mua është një reflektim i një krize të madhe që shoqëria ka.
Është shfaqur ndosha në formën e vet më brutale sepse shfaqet pikërisht tek më të rinjtë, më të vegjëlit në një shoqëri.
E kam parë si një situatë e cila është demonstrim i drejtpërdrejtë i një dhune të patolerueshme, humbje jete.
E kam parë si një situatë tjetër të patolerueshme të kapërcimit nga delenguenca, që janë krimet minore kapërcimi nga delenguenca drejt kriminalitetit në fëmijë në mosha shumë të ulëta.
E kam parë si një dështim të edukimit përsa i përket institucionit të arsimimit i cili ka mision të dytë edukimin.
Dhe padiskutim e kam parë si një mos marrje përsipër e përgjegjësisë.
