Protestë në Lezhë, banorët: Të ndalohet fabrika që sipas tyre po krijon ndotjen e zonës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2024, 14:57
Banoret e lagjes “Skëndërbeg” dhe “Demokracia” në Lezhë, protestuan para Drejtorisë së Policisë, ku kërkuan të ndalohet fabrika që sipas tyre po krijon ndotjen e zonës.
Sipas tyre Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka vendosur pezullimin e aktivitetit prej datës 8 nëntor duke kërkuar plotësimin e kushteve
Me protestuesit ishin dhe aktivistët që theksuan neglizhencën e institucioneve.
Protestuesit shprehen se për ndotjen subjektit iu vendos 1 milionë lekë gjobë dhe të pezullohet shkarkimi i ujerave që del nga proçesi teknologjik në përpunimin e lëkurës.
Nga ana tjetër vetë drejtuesit e subjektit shprehen se shkarkimet që bëhen në Lumin Drin nuk i përkasin fabrikës por zonës.

