E rëndë në Korçë/ I moshuari gjendet pa shenja jete në rrugë, ja dyshimet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2024, 13:08
Gjendet në rrugë pa shënja jete një i moshuar në Korçë. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 9 dhe nga veprimet e para dhe kqyrja e trupit rezulton se viktima nuk ka shënja dhune në trup.
Sipas burimeve policore viktima dyshohet se mund të jetë rrëzuar në rrugë. Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave.
Aktualisht trupi ndodhet në morgun e qytetit të Korçës për proçedura të tjera në vijimësi që kanë të bëjnë edhe me ekspertizën mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet.


