Nga spitali do shkojë në burg/ Vr*u me thikë Martin Canin, 14-vjeçarit i komunikohet masa e sigurisë
Autorit të vrasjes së Martin Canit i është komunikuar masa e sigurisë në spital, ku pas shërimit do të shkojë direkt në burg.
Gjyqtarja dhe prokurori i kanë shkuar në spital, ku ndodhet i shtruar prej disa ditësh, për shkak të plagës me thikë, për të zhvilluar masën e sigurisë për 14-vjeçarin M.P. Prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese.

Mësohet se gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ndaj të miturit është ngritur nga Prokuroria akuza e vrasjes në rrethana cilësuese. Ndërkohë Policia e kishte referuar për akuzën e vrasjes me dashje 14-vjeçarin. Gjithashtu ndaj të miturit rëndon edhe akuza e mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Grupi hetimor është rikthyer ditën e djeshme në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, ku dyshohet se autori është larguar me vrap me shokët dhe kushërinjtë e tij.
Kamerat janë sekuestruar pasi dyshohet se ka pasur persona të tjerë që kanë marrë autorin dhe e kanë larguar nga vendngjarja.
Vendimi:
V E N D O S I :
1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit të mitur ne konflikt me ligjin M. P., , kryer nga oficerët e policise gjyqesore me iniciative ne date 18.11.2024, ora 21.30.
2. Caktimin e mases se sigurimit personal ndaj shtetasit te mitur ne konflikt me ligjin M.P.i, i dyshuar per kryerjen vepres penale "Vrasje e kryer ne rrethana cilesuese", ndaj nje te mituri, parashikuar nga neni 79/a i Kodit Penal, ate te "Arrestit ne burg" parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.
3. Ngarkohet policia giyqesore per zbatimin e ketij vendimi.
4. Kunder këtij vendimi lejohet te behet ankim ne Gykaten e Apelit te Juridiksionit tePergjithshem Tirane, brenda 5 (pese) diteve, afat ky qe fillon nga e nesermja e njoftimit të këtij vendimi.
5. U shpall sot ne Tirane, më date 22.11.2024.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

