Vrau Martin Canin, Gjykata do t'ia komunikojë masën e sigurisë autorit 14-vjeçar në spital
Autori i dyshuar i vrasjes së adoleshentit Martin Cani do të dalë sot përpara gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca për 14-vjeçarin M.P. pritet të nisë në orën 09:30.
Vrasja e adoleshentit ndodhi 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Të dy, si viktima dhe autori ishin nxënës të kësaj shkolle.
Rasti ngriti alarmin e sigurisë nëpër shkolla.
Ndërkohë mësohet se Prokuroria ka ashpërsuar akuzën për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit. Prokuroria e akuzon të miturin për “vrasje në rrethana cilësuese”.
"Nisur nga interesi juaj lidhur me vendndodhjen e zhvillimit te seances per vleftesin dhe caktimin e mases se sigurimit lidhur me te miturin me konflikt me ligjin, nisur nga fakti se eshte i mitur dhe rezulton i shtruar, masa do te zhvillohet ne ambjentet e spitalit", njofton ptrokuroria.

