Porti i Durrësit, Bardhi: Rama dhe Balluku ia dhanë koncensionin një kompanie kroate me lidhje të dyshimta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2024, 12:05
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me shkrimin e medias së njohur gjermane ‘Focus’, e cila ka hedhur dyshime të mëdha në lidhje me trajtimin e kompanive gjermane në portin e Durrësit.
Bardhi shkruan se Balluku dhe Rama i kanë dhënë koncesionin një kompanie kroate me lidhje të dyshimta në Ekuador.
“Revista e dytë më e madhe në Gjermani ngre shqetësime për koncensionin që Belinda Balluku dhe Edi Rama i ka dhënë një kompanie kroate me lidhje të dyshimta në Ekuador!”, shkruan Bardhi në Bardhi në faqen e tij në Facebook, i cili më pas ka shpërndarë dhe lajmin e revistës ‘Focus’.

