Vlorë/ Bie aksidentalisht nga pallati në ndërtim, 30 vjeçari në gjendje të rëndë niset drejt Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2024, 14:53
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Vlorë, ku një 30 vjeçar është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim ku po punonte.
Ai u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të qytetit, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është nisur drejt spitalit të Tiranës.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit.