Policia dhe AMA mbyllin faqen në “Tik-Tok” të mikut të Mario Përlleshajt. Lëshonte thirrje kërcënuese

Oficerë të krimit Kibernetik, pranë policisë së Tiranës, kanë mbyllur sot një profil në faqen “Tik-Tok”, që i përkiste kushëririt të Mario Përlleshajt, 14-vjeçarit që vrau me thikë, Martin Canin.

Profili i përkiste një fëmije të mitur i cili vetëm një ditë pas ngjarjes ka dalë online në rrjetin social “Tik-Tok” duke bashkëbiseduar me një fëmijë tjetër dhe të dy së bashku flasin për ofendimet dhe sharjet që kanë bërë njerëzit e ndryshëm mbi Mario Përlleshajn dhe familjen e tij.

Sipas fëmijës, ai do i ngulte thikën në zemër kujtdo që ofendonte dhe shante Mario Përlleshajn dhe familjen e tij. Ndërsa disa të tjerë duartrokisnin përmes simboleve të “Tik-Tok”.

Video është lokalizuar shumë shpejt nga policia, e cila përmes ekspertëve kibernetikë dhe AMA-s (Autoritetin e Mediave Audiovizive), kanë çuar në mbylljen e profilit të fëmijës që ngjallte urejtje dhe lëshonte mesazhe kërcënimi.