Po punonte në një pallat, 30-vjeçari bie nga kati i tretë, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për ndërtimin e një pallati në lagjen “28 Nëntori”, ka rënë nga kati i tretë i objektit, shtetasi A. Sh., 30 vjeç, banues në fshatin Sherishtë.

30-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit.