Nusja godet vjehrrën me shpullë në Vlorë, procedohet nga policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2024, 11:58
Policia e Vlorës njofton se ka proceduar penalisht një 37-vjeçare, pasi dyshohet se ka gjuajtur me shpullë vjehrrën e saj 64-vjeçare.
“U referuan materialet për L. C., 37 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ka gjuajtur me shuplakë vjehrrën e saj 64 vjeçe”, njofton policia. Ndërsa, u arrestua një hungareze, pasi dyshohet se ka vjedhur rroba në banesa.
“Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasen M. K., 45 vjeçe, banuese në Hungari, pasi dyshohet se ka vjedhur në dy banesa, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, veshje dhe sende të ndryshme”, tha policia.