I shpallur në kërkim për drogë, ndalohet 29-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2024, 10:09
Tiranë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar "Wanted 3".
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim G. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim dhe "Grupi i strukturuar kriminal".
Materialet i kaluan Prokurorisë.