Gramsh/ Po manovronte me motor në oborrin e banesës, rrëzohet dhe v*es 31-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2024, 08:49
Njoftimi:
Gramsh/Informacion paraprak
Rreth orës 02:50, në fshatin Gribë, shtetasi A. T., 31 vjeç, dyshohet se duke manovruar me motomjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë nga gurët në oborr.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. T. ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.