Vr*sja e 14-vjeçarit para shkollës/ Bala: Këtë lloj fabule nuk e ndalon dot, mund ta përmirësosh...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2024, 21:22
I ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte gazetari Anri Balaj, i cili ka folur rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e ditës së djeshme, ku një 14-vjeçar u vra para shkollës "Fan Noli".
"Siç shkencërisht, truri i një fëmije deri në moshën 20 vjeçare nuk është i zhvilluar, të njëjtën gjë mendoj se edhe këtu tek ne, nuk e kanë moshën dhe pjekurinë që të ndaj ato pikat e dëmshme në aspektin social. Këtë lloj fabule nuk e ndalon dot, ama mund ta përmirësosh. Edhe për pjesët që të gjithë rrugët të çojnë tek prindërit, nuk jam dakord. Sepse po të kujtojmë raste ndër vite, të fëmijëve të të dy prindërve shumë të mirë, të edukuar, të cilët kanë përfunduar në dyert e burgut", tha Bala.
