"Nuk erdhi nga askundi"/ Gazetari i "Ora News" sjell DETAJE të reja: Në atë shkollë është bërë mbledhje prindërish disa herë për përdorimin e th*kave nga nxënësit

Në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", gazetari Isa Myzyraj ka treguar se gjatë një bisede me një nga prindërit që ka fëmijën në shkollën "Fan Noli", ka mësuar se është zhvilluar një mbledhje prindërish para dy jave ku shqetësimi ka qenë mbajtja e thikave nga fëmijët.

"Para dy orëve po bisedoja me një nga prindërit që ka fëmijët në atë shkollë. Në atë shkollë është bërë mbledhje prindërish disa herë. Një shqetësim kryesor ka pasur ajo mbledhje, përdorimi i thikave nga nxënësit. Nuk është një krim që erdhi nga askundi", u shpreh Myzyraj.