FOTOT/ 1000 ditë nga agresioni rus, Kryesia e Kuvendit ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Ukrainës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2024, 19:53
Sonte në mbrëmje godina e Kryesisë së Kuvendit u ndriçua me ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës, në përkujtim të ditës së 1000-të të agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës.
“Mbështetja e Shqipërisë do të vazhdojë e palëkundur deri në çlirimin e Ukrainës dhe paqes së qëndrueshme, kthimin e rendit ndërkombëtar dhe rindërtimin e plotë.
Duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, ne mbrojmë vlerat tona të përbashkëta, lirinë, demokracinë dhe paqen”, shkruhet në njoftimin e Kuvendit.

