Përfundon protesta e opozitës kundër projektbuxhetit para Kuvendit

Moti jo i favorshëm ka bërë që organizatorët të mos presin orën 20:00 teksa kanë kërkuar që të mbahej kjo protestë, por kanë paralajmëruar që protesta të mbyllet më herët për shkak edhe të shiut.

Sakaq ata deklaruan se deputetë e partisë demokratike do të vijojnë debate dhe diskutimet që ata kanë për projektbuxhetin  në kuvendin e Shqipërisë ku pritet që të miratohet në parim projekt buxheti për vitin 2025.

PD ka deklaruar vazhdimisht se kanë bërë një propozim në kuvendin e Shqipërisë për minimumin jetik 200 euro.

Jo vetëm kaq por edhe propozime të tjera që lidhen me spitalet, me Onkologjikun në veçanti që është bërë një temë diskutimi mjaft e ndjeshme dhe e madhe nga deputetët e opozitës në Kuvend, të cilët kanë kërkuar financime.

Përfundon protesta e opozitës kundër projektbuxhetit para