VIDEO/ Apeli lë në fuqi “arrestin me burg” ndaj Ilir Metës, nuk ndryshon masa as ndaj Kryemadhit. Fëmijët presin vendimin me ankth

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj ish-Presidentit Ilir Metës. Po ashtu, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të mos ndryshojë masën e detyrimit me paraqitje as ndaj deputetes Monika Kryemadhi

E gjithë seanca është ndjekur edhe nga fëmijët e ish-çiftit të bashkëshortëve, të cilët pas vendimit u shfaqën në oborrin e gjykatës disi të tensionuar.

VIDEO/ Apeli lë në fuqi “arrestin me burg” ndaj Ilir

VENDIMI

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më datë 19.11.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim I.M. dhe M.K., me objekt:

VIDEO/ Apeli lë në fuqi “arrestin me burg” ndaj Ilir

“Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 130, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”,që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

- Miratimin e vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar, të verifikuar me vendimin nr. 130, datë 23.10.2024 të së njëjtës gjykatë, për pjesën e ankimuar nga personat nën hetim I.M. dhe J.K.