Mosbindja Civile/ Kundër "buxhetit të vjedhjes" nga PS, qytetarët i bashkohen opozitës në protestë para Parlamentit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2024, 17:26
Qytetarë dhe simpatizantë të opozitës janë mbledhur pasditen e sotme në rrugën kryesore para Parlamentit, të thirrur në protestë për të kundërshtuar miratimin e buxhetit të vitit të ardhshëm.
Nga ana tjetër forcat e Policisë së Tiranës dhe ato të Shtetit janë pozicionuar rreth perimetrit të Parlamentit, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së thirrur.
Opozita ka paralajmëruar protestë jashtë dhe brenda Parlamentit për të shprehur pakënaqësinë për buxhetin e vitit 2025.

