FOTO-ALBUMI/ Flasin të moshuarit: 800 mijë pensionistë me zero rritje pensioni nga Rama
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2024, 18:21
Opozita po proteston përpara parlamentit kundër miratimit të projekt-buxhetit 2025.
Në këtë protestë kanë qenë të pranishëm edhe pensionistë. Ata kanë protestuar me pankarta të ndryshme.
Njëri nga ta mbante pankarta të tilla si “Të rriten pensionet me 20 përqind”, ndërsa një tjetër mbante parrullën “800 mijë pensionistë me zero rritje pensioni nga Rama”.
Kujtojmë se pensionistët kanë protestuar ditë më parë edhe përpara Kryeministrisë, duke kërkuar rritje të pensioneve.
SHIHNI ÇFARË PO NDODH BRENDA DHE JASHTË KUVENDIT TË SHQIPËRISË
