Shkodër/ Qytetari telefonon policinë: Qëlluan me armë drejt automjetit tim

Të shtëna me armë zjarri raportohen të jenë shënuar mbrëmjen e së hënës në Shkodër.

Ka qenë një qytetar që ka telefonuar policinë, duke thënë se në vendin e quajtur Stom Golem, Shkodër, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri i cili dyshon se është qëlluar në drejtim të automjetit në pronësi të tij.

Sipas policisë, nuk ka dëme materiale në automjet.

Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme, shtetasi S.K, ka telefonuar në Sallën Operative se në vendin e quajtur Stom Golem, Shkodër, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri i cili dyshon se është qëlluar në drejtim të automjetit në pronësi të tij.

(Pa shkaktuar dëme materiale në automjet).

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.