Protestë për pagat, punonjësit e pastrimit në Fier: Pezullojmë punën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2024, 13:12
Kjo javë u nis me protestë ne qytetin e Fierit.
30 punëtore të ndërmarrjes se pastrimit u bënë bashkë për të shprehur pakënaqësitë që kanë për pagat që thonë se i kanë tejet të ulëta në një kohë kur çmimet janë të shtrenjta.
‘’Po një pagë normale të paktën që të jetojmë edhe ne.
Ne nuk kërkojmë lëmoshë, djersën tonë kërkojmë’’.
Një tjetër arsye dhanë kushtet e vështira që në dimër është edhe më shumë problem.
‘’Ne punojmë në kushte të vështira, punojmë edhe të shtunën dhe nuk paguhemi’’.
Thirrja e protestuesve shkoi për plotësimin e kërkesave dhe reagimin e institucioneve.
Madje paralajmërojnë se nëse nuk do të merren masa do të vazhdojnë me pezullimin e punës.
