Tema: Mbështetja buxhetore për sektorin e Bujqësisë duhej të ishte më e lartë

Alba Tema, Oficere Projekti dhe Hulumtuese, ANRD e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se mbështetja buxhetore për sektorin e Bujqësisë duhej të ishte më e lartë.

Tema: Pasi pamë projektbuxhetin që u publikua menduam që të dalim me një qëndrim që deri diku përcjell edhe nevojat dhe prioritetet e tyre.

Është e vërtetë që buxheti i parashikuar për sektorin e Bujqësisë për vitin e ardhshëm shkon 14.6 miliardë lekë dhe ka një rritje me rreth 4% në krahasim me vitin e kaluar.

Megjithatë duke marrë parasysh edhe rritjen e çmimit të inputeve nga njëra anë por edhe shtrenjtimin e fuqisë punëtorë ose të kostove të shtuara të fermerëve mbase kjo përqindje nuk do reflektohet dhe mbase mbështetja buxhetore duhej të ishte më e lartë.

Sektori i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural është sektori që i jep kontributin më të madh në GDP e vendit.

Pra në vitin e shkuar ky sektor kontribuoi me 18.6% dhe punësoi rreth 32% të fuqisë aktive të popullsisë aktive.