DUAN REFORMË! Kongresi Studentor: Masa për uljen e tarifave, “Stop!” nepotizmit
Studentët e universiteteve publike u mblodhën në Kongresin Kombëtar Studentor, ku biseduan rreth problemeve në sistemin arsimor. Rënia drastike e numrit në auditore, nepotizmi dhe korrupsionit në universitetet publike, si dhe mundësitë për një të ardhme më të mirë, ishin disa nga çështjet kryesore që u ngritën për diskutim.
Rënia drastike e numrit të studentëve në universitetet publike , fenomeni i nepotizmit dhe korrupsionit si dhe mundësitë për një të ardhme më të mirë ishin disa nga çështjet kryesore që u diskutuan në kongresin kombëtar studentor.
Shkak u konsideruan niveli i lartë i tarifave mungesa e mundësive për punësim pas diplomimit, si dhe mundësinë e gjetjes së një arsimimi cilësor jashtë vendit.
Nevoja e një reforme në arsim shihet si domosdoshmëri.
Për të mundësuar një të ardhme më të mirë për studentët propozuan disa masa konkrete.
Studentët u shprehën të gatshëm për të kontribuar në përmirësimin e sistemit arsimor për të siguruar një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm.

