Forcimi i lekut, i pashmangshëm! Themeli: Rënia e euros dyfishoi eksportet dhe frenoi çmimet. Solli rënien e borxhit publik

Nëse Banka e Shqipërisë do të ndërhynte në ruajtjen e paprekur të  kursit të këmbimit norma e interesit do të shkonte mbi 10 për qind. Me këtë argument drejtuesit e institucionit qendror financiar shtuan se me mbi vlerësimin e lekut u arrit të frenohej rritja e çmimeve por po ashtu u rrit kreditimi

Procesi i negociatave të integrimit të Shqipërisë në bashkimin evropian është një nga faktorët që ka shkaktuar forcimin e lekut krahasuar me monedhat e tjera.

Erald Themeli nga Banka e Shqipërisë në përballjen me deputetët shprehet se ky fenomen është i paevitueshëm. Megjithatë efekti shihet pozitiv për konsumatorët.

“Por forcimi parasë në rrugën drejt be është fenomen i paevitueshëm. Kjo sjell dhe rritje çmimesh dhe forcim i kursit të këmbimit. Ka absorbuar çmimet”, tha ai.

Nëse Banka e Shqipërisë do të ndërhynte pasoja do ishte si në normën e interesit dhe në çmimet në treg.

“Nëse do ndërhynim duhet të kishim normë interesi në 10 për qind. Dhe inflacioni do ishte dy shifror dhe ende nuk do ishte aty ku duhej”, theksoi Themeli.

Sa i përket ndikimit, efektet janë ndierë në rritjen e eksporteve por edhe tek ulja e borxhit publik

“Ka qenë pozitiv në bilanc por edhe në eksporte. Në nga 2022 deri 2024, nga euro në euro. Ka ndihmuar në borxhin publik. Por dhe çmime më të ulëta për konsumatorët. Por edhe kompanitë në blerje të bazës material. Ka stabilizuar edhe kredinë”, u shpreh ai.

Megjithatë pranohet se për disa subjekte që blejnë në lek prodhime në Shqipëri dhe i shesin në euro ka rënie të fitimeve.

Gjithashtu, Banka raporton se është turizmi që ka sjellë rritje të ekonomisë e pasuar nga ndërtimi. Ndërsa ka një qëndrim në vend numëro të bujqësisë e rënie nga minierat.

DISKUTIMI I PLOTE NE KUVEND