Stacionet e karburantëve Shell futen në tregun shqiptar
Tiranë 14 Nëntor 2024: KompaniashqiptareKastrati Group Sh.a, Coral S.A dhe Coral Sh.a., e licencuara e markës Shell përShqipërinë, kanë nënshkruar një marrëveshje për të hapur për here të pare stacionet e shërbimit të markës Shell në Shqipëri.
Sipas kësaj marrëveshje, stacionet e para të markës Shell në Shqipëri do të happen në fund të vitit të ardhshëm. Ky rrjet I ri do t'u jape klientëve shqiptarë akses në produkte dhe shërbime premium të Shell.
Në emër të Kastrati Group Sh.a, Ardit Kastrati u shpreh: “Jemi të lumtur të njoftojmë partneritetin me Coral S.A dhe hyrjen në Shqipëri të stacioneve të markës Shell. Ky është një zhvillim i rëndësishëm për sektorin energjetik shqiptar.
Partneriteti do të sjellë Shell për klientët vendas, duke u ofruar atyre një game më të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të karburantit.
Ky është vetëm fillimi dhe ne jemi të përkushtuar të mbështesim peisazhin energjetik të Shqipërisë, me mundësi të reja dhe rritje të qëndrueshme.”
Christos Ketsitzoglou në emër të Coral Albania shtoi: “Hapja e stacioneve të markës Shell, në bashkëpunim me Grupin Kastrati në Shqipëri është pjesë e strategjisë sonë për të rritur mëtej operacionet tona në Evropën Juglindore.
Ky bashkëpunim synon sjellë një epokë të re për stacionet e karburantit me pakicë dhe shërbimet e energjisë në vend.”
Informacione Rreth:
Kastrati Group Sh.a
Kastrati Group Sh.a është një nga market më me reputacion në Shqipëri, i njohur për përkushtimin e tij ndaj cilësisë dhe ekselencës, në industry të ndryshme.
Me një presence në sektorë si tregtimi i karburanteve, turizmi dhe hoteleria, sigurimet dhe shërbimet financiare, infrastruktura, ndërtimi, industria automotive dhe tregtia me pakicë, Kastrati Group ka luajtur një rol të rëndësishëm në nxitjen e rritjes dhe zhvillimit ekonomik në Shqipëri.
Për më shumë se 30 vjet, grupi ka ndërtuar një reputacion të forte perms investimeve strategjike, partneriteteve të forta dhe fokusimit në kënaqësinë e klientit.
Coral S.A.
Coral S.A. operon në tregun grek të naftës që nga viti 1926. Ish-Shell Hellas S.A. e cila u riemërua në korrik 2010 pas blerjesnga Motor Oil Hellas S.A. Me më shumë se 800 stacione me pakicë që operojnë nën markën Shell në Greqi dhe me disa tregje në Evropën Juglindore (Qipro, Kroaci, Serbi, Maqedonia e Veriut), Coral S.A. është lider në tregun e naftës.
Aktivitetet e saj kryesore përfshijnë shitjet me shumicë dhe pakicë të një game të gjerë produktesh nafte, me klientë në sektorët industrialë, tregtarë dhe të transportit detar. Coral Albania Sh.a është themeluar në vitin 2017 në Shqipëri.
