Trump emëron një ish-kongresmene demokrate në postin e drejtoreshës së inteligjencës kombëtare

Një ish- kongresmene demokrate është zgjedhur nga Donald Trump si drejtoreshë e inteligjencës kombëtare. Tulsi Gabbard iu bashkua Partisë Republikane në fund të muajit të kaluar, pasi kishte shërbyer si përfaqësuese demokrate për Hawaiin nga 2013 deri në 2021, përpara se të bëhej e pavarur në 2022. 

“Tulsi ka luftuar për vendin tonë dhe liritë e të gjithë amerikanëve”, tha Trump.

"Si një ish-kandidate për nominimin presidencial demokrat, ajo ka mbështetje të gjerë në të dyja partitë - ajo tani është një republikane krenare," shtoi ai, duke iu referuar kandidimit të saj për kandidaturën demokrate në 2020.

"Unë e di se Tulsi do të sjellë shpirtin e patrembur që ka përcaktuar karrierën e saj të shkëlqyer në komunitetin tonë të inteligjencës, duke mbrojtur të drejtat tona kushtetuese dhe duke siguruar paqen përmes forcës.", tha Trump.