Gjenerali italian, Rapetto: Autoritetet vrapojnë pas teknologjisë e harrojnë se mafia përdor metoda të vjetra...

"Autoritetet investigative vrapojnë pas tenknologjisë moderne e harrojnë se mafia e krimi i organizuar përdor shpesh metoda të vjetra të aktivitetit të tyre ilegal."

Duhen kompetenca e formim i specializuar për të deshifruar përmbajtjen thelbësore të komunikimeve të kriptuara".

Teknologjia moderne ka bashkuar mafiet e ka përcjellë eksperiencën nga një vend në tjetrin duke forcuar grupe të caktuara".

E ardhmja është në rrezik nga viruset informatike që shkatërrojnë sisteme shërbimi publik e nga mos kontrolli e mos etika e përdorimit të inteligjencës artificiale.

Intervista për Syri TV

Umberto Rapetto, është Gjeneral i Guardia di Finanza italiane, ish Drejtues i Repartit kundër krimit Informativ, një nga emrat më të fortë të Guardia di Finanza Italiane, që ka drejtuar operacione të rëndësishme si ai kundër piraterisë informatike në Pentagon, në Nasa, kundër sulmit hacker në Gjykatën Italiane të Auditimit, në Regjistrin Kombëtar të të dhënave fiskale, në zbardhjen e skandalit të lojërave të fatit e në shumë operacioni të tjera, Profesor universitar e autor librash e studimesh në sektorin informatik.

Prej 2012 ka dhënë dorëheqjen nga Drejtues i lartë i Guardia di Finanza Italiane e ushtarak i ngrirë, pas urdhërit të ndryshimit të pozicionit të tij e ndaj të cilit Parlamenti Italian i dedikoi 9 interpelanca parlamentare.

Në një intervistë ekskluzive për Syri Tv e gazetaren Alba Kepi ai flet për lidhjet e mafias e krimit të organizuar me teknologjinë e kriptuar e kush është risku më i madh që bota moderne e autoritetet e sigurisë së çdo vendi do duhen të përballen në të ardhmen.

Alba Kepi; Gjeneral me evolucionin e teknologjisë , shumë dosje hetimore kanë dëshmuar se krimi i organizuar e mafia janë përdorues të rregullt të aplikacioneve të kriptuara si SKECC e Ecrochat.

Cfarë po ndodh e cilat janë frontet më preokupuese të luftës kundër mafias sot e në ardhmen?

Gjeneral Umberto Rapetto; Krimi i organizuar përdor normalisht teknologjinë më të zhvilluar por mban gjithmonë në përdorim ato mënyra komunikimi klasike apo të konsideruar të vjetruara.

Për çfarë motivi? Sepse thjesht nuk u kushtohet vëmendje e duhur nga forcat e policisë pasi mendohet se janë tashmë jashtë përdorimi.

Forcat e policisë vrapojnë pas të rejave teknologjike e harrojnë se ka mundësi për t'i luftuar duke përdorur dhe sisteme të tilla që nuk kanë më instrumente që mund t'i kontrollohen nga krimi e t'i ndërhyjnë në punën e tyre.

Një shpjegim elementar është efikasiteti i instrumnetave Pager- kërkim personi, urat e komunikimi radiolidhëse të të cilëve janë të pozicionuar e funksionues në çdo anë të botës.

Dhe pse shfaqet se ky është një sistem i vjetër e i zëvendësuar me sistemin e ri të mesazheve, nuk duhet harruar se kush kryen aktivitet kriminal  preferon zgjidhjet e vjetra e të harruara nga ata që i hetojnë.

Alba Kepi: Mafia shqiptare e krimi informatik. Në Shqipëri janë shumë dosjet të hapura në lidhje me përdorimin e mesazhistikës së kriptuar. Çfarë mund të themi për këtë aktivitet ilegal?

Gjeneral Umberto Rapetto; Krimi i organizuar nga ka më kufi territorial, mafia nuk vepron në një vend të vetëm e kanë krijuar aleanca të mëdha mes tyre.

Teknologjia ka lejuar të vendos lidhjet mes grupeve të ndryshme e të përcjelljes së eksperiencës së tyre nga një vend në tjetrin.

Kjo ka çuar në forcimin e aktivitetit kriminal të grupeve të caktuara, madje duke krijuar avantazhe me eksperiencën e asaj çfarë ka ndodhur në një vend tjetër.

Kanë mund ta perfeksionojnë duke gjetur format e mënyrat më të mira mbi atë çka nuk është mundur të zbulohet diku tjetër.

E këtij realiteti i shtohet sistemi i kriptografisë, i mundësisë për të shifruar të dhënat e që i bën akoma më të pa depërtueshëm çdo lloj komunikimi.

Nyja lidhëse e krimit të organizuar qoftë shqiptar, italian, o çfarë do tjetër qoftë, mbështetet në sistemin informatik të komunikimit modern.

Alba Kepi; A mund të konsiderohen prova të sigurta hetimore këto lloj sisteme komunikimi që jo pak herë kanë sjellë vështirësi besimi e interpretimi nga autoritetet?

Gjeneral Umberto Rapetto; Për të hetuar në këtë sektor duhen kompetenca të specializuara, një përgatitje që nuk mund të improvizohet.

Shpesh avantazhi i karakterit kompetitiv të grupeve kriminal është pikërisht jo aftësia e atyre që kryejnë hetime të tilla.

Disa sisteme kanë mekanizma të caktuara që i bëjnë ta paarritshme përmbytjen thelbësore të komunikimit mes partnerëve të krimit të organizuar.

Alba Kepi: Trafiku i drogës, trafiku i qënieve njerëzore, politika kush mendoni se është më i përgjuar sot?

Gjeneral Umberto Rapetto; Është një garë shumë e vështirë mes tyre. Politika është padyshim motori i asaj cfarë mund të jetë përmbajtja ekonomike e financiare që përcakton fatin e një vendi.

Natyrisht përgjimet me karakter abuziv përqëndrohen kryesisht tek individët që janë të shantazhueshëm e që puna e tyre mund të ndikojë në të ardhmen e një vendi. Pa dushim cdo front ilegal është në interes hetimor të Prokurorive italiane.

Alba Kepi;  Çfarë duhet të na preokupojë më shumë në të ardhmen në përdorimin e teknologjisë moderne e në betejën kundër krimit informatik?

Gjeneral Umberto Rapetto, Duhet të trembemi nga dy gjëra; E para Inteligjenca Artificiale që nuk njeh më asnjë kontroll e pengesë të karakterit etik.

E dyta janë viruset informatike që janë të aftë të kriptojnë përmbajtje arkivi infinite duke i bërë të papërdorueshëm e të pa rekuperueshëm sidomos në ato që kanë të bëjnë me shërbimet publike.