S*lm me th*kë në stacionin e trenit, plagoset për vdekje një person, dalin PAMJE nga vendi i ngjarjes

Një person u plagos për vdekje pas një sulm me thikë në një stacioni treni në San Françisko. Sulmi shkaktoi vonesa të mëdha udhëtimi ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimet për sulmuesin.

Policia e San Françiskos mbërriti në vendin e krimit rreth orës 17:49 ku jashtë stacionit të trenit gjetën një burrë i cili kishte mbetur i plagosur.

Ata i dhanë ndihmën e parë derisa mbërriti ambulanca. Mirëpo, me gjithë përpjekjet e infermierëve, burri nuk arriti tu shpëtonte plagëve dhe u shpall i vdekur. I dyshuari thuhet se ka ikur brenda stacionit. 

Policia nuk kishte informacione për të dyshuarin dhe deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim.