Abuz*an s*ksualisht me të mitur, ekz*kutohen tre persona në Kinë, mes tyre edhe një mësuese e një shkolle fillore
Tre persona të dënuar për abuzim seksual me të mitur janë ekzekutuar sot në Kinë. Lajmin e njoftoi Gjykata e Lartë Popullore. Siç nënvizohet në njoftim, dënimi në ekstrem dhe ekzekutimi i tre kriminelëve dëshmon zero tolerancën e Kinës për abuzimin seksual të të miturve, ndërkohë që pritet të veprojë si një pengesë për pedofilët e tjerë. Një nga personat e ekzekutuar është edhe mësuesja e një shkolle fillore e cila ka abuzuar seksualisht me të mitur. Mësuesja u shpall fajtor për përdhunimin e gjashtë nxënësve më shumë se 100 herë midis 2013 dhe 2019. Të gjitha viktimat ishin nën moshën 14 vjeç kur u ngacmuan për herë të parë nga Guo.
Burri i dytë që u ekzekutua, një punëtor me emrin Shang, u shpall fajtor për abuzim seksual me tetë vajza, duke përdorur metoda të mashtrimit ose forcës, midis 2011 dhe 2020. Ai gjurmoi viktimat e tij të mundshme në vende të ndryshme publike, duke përfshirë parqe, autobusë madje edhe jashtë kopshteve. Ai u zbulua se po shantazhonte shumë prej viktimave të tij, duke kërcënuar se do të publikonte foto të pahijshme të tyre nëse nuk plotësonin kërkesat e tij të sëmura.
Burri i tretë i ekzekutuar, një shitës me emrin Gong, u shpall fajtor për detyrimin e një vajze në marrëdhënie seksuale për gati pesë vjet, duke filluar nga viti 2015 kur viktima ishte vetëm 12 vjeç. Në vitin 2020, pasi u abuzua vazhdimisht seksualisht nga Gong dhe pedofilë të tjerë, vajza kreu vetëvrasje në moshën 16-vjeçare.
Gjykata e Lartë Popullore nënvizon se drejtësia kineze do të jetë e pamëshirshme në rastet e abuzimit seksual të të miturve, të cilat dënohen me vdekje. Ai thekson se shumica e përdhunuesve të mitur është konstatuar se i përkisnin rrethit familjar të viktimave, ishin mësues apo fqinjë të tyre, ose u ishin afruar atyre nëpërmjet internetit. Autorët e krimeve seksuale kundër të miturve zakonisht synojnë fëmijët e cenueshëm, me mbikëqyrje të pamjaftueshme familjare ose me prapambetje mendore. Sipas ligjit penal kinez, kushdo që kryen marrëdhënie seksuale me një të mitur nën moshën 14 vjeç konsiderohet përdhunues dhe përballet me dënime të rënda.
