Deputeti i PS-së, Xhafaj: Synojmë të hapim edhe grup-kapitullin e dytë që ka të bëjë me politikën e jashtme, rritje të buxhetit për Ministrinë e Jashtme
Deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj në një intervistë në Ora News u shpreh se pas hapjes së grup kapitujve të parë, synohet që të hapen edhe grupkapitujt e dytë që kanë të bëjnë me politikën e Jashtme dhe si rrjedhojë kemi një rritje të buxhetit të Ministrisë së Jashtme.
Xhafaj: Ajo që ndodhi me datë 15 tetor është një fillim tepër i rëndësishëm, një gur kilometrik shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët në aspiratën tonë për tu bërë pjesë e BE-së.
Rrjedhimisht një pjesë e saj është reflektuar edhe në buxhetin e këtij viti.
Së pari duhet të theksojmë se pas hapjes së grupkapitullit të parë ne tani synojmë që të hapim edhe grupkapitullin e dytë, atë që ka të bëjë më politikën e jashtme.
Dhe rrjedhimisht kemi një rritje të buxhetit të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme me 20%.
Së dyti po vihet në zbatim edhe ai që është plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor ku siç e dimë ka 6 miliardë euro nga të cilat 4 miliardë do të jenë kredi të buta dhe rreth 2 miliardë do të jenë grante.
Shqipëria mund të aplikojë deri në 922 milionë nga këto, një pjesë janë të ndara për të nisur nga ky vit.
Pra nis procesi i aplikimit për to dhe një pjesë e rëndësishme mbi 240 milionë euro do jetë në vitin në vijim.
Ky proces tanimë në të cilin ne kemi hyrë varet veçanërisht nga arritjet tonë në fushën e reformave.
Edhe fondet në mbështetje të këtyre reformave do të jenë shumë të rëndësishme.
Synimi jonë është që në vitin në vijim pra në vitin 2025 ne të hapim edhe 4 grup kapituj e tjerë.
