''Rruga e Shqipërisë për në BE kalon nga Roma'', Murrizi: Emigranti që ikën nga luf*a, s'mund të depërtohet në Lezhë
Ish deputeti dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Myslim Murrizi në një intervistë në Ora News u shpreh se rruga e Shqipërisë në BE nuk kalon nga Rama por nga Roma.
Murrizi: Problemi është se drejtësia është gjykata. Prokurorët dhe avokatët janë palë në gjyq.
Ne akoma nuk jemi shkëputur nga politika penale dhe nga sistemi penal inkuizitiv komunist Bolshevik ku hetuesi apo oficeri i sigurimit prevalonte mbi gjykatën.
Përpos cënimit të konventave ndërkombëtare të drejtave të Njeriut se ata janë rrëmbim.
Se një emigrant që vjen nga bota e tretë dhe ikën nga vendi i tij për shkak të luftës, ti nuk mund ta deportosh ose ta ekstradosh me çorape në kokë në Shëngjin të Lezhës sepse po të jetë për në Lezhë ai vjen vetë se ne jemi han pa porta.
Vjen nga ti teket atij për në Lezhë por ai nuk do që të vijë në Lezhë.
Ai po të jetë për në Lezhë ai është ndoshta më mirë atje.
Rruga jonë në BE nuk kalon nga Rama por nga Roma. As nga Athina, as nga Beogradi dhe as nga Stambolli, e di mirë.
Rama nuk ka të drejtë të shesi copa toke për çfarëdo lloj qëllimi politik, elektoral për një grusht votash më shumë.
