Pr/buxheti 2025, Bardhi: Diskriminohen bashkitë e vogla, financohen bashkitë për projekte korrupsioni

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se në buxhetin e parashikuar për pushtetin vendor të vitit 2025 ka një diskriminim ndaj bashkitë të vogla.

Në komisionin e ligjeve, Bardhi, tha se qeveria financon vetëm bashkitë për projekte korrupsioni.

“Një nga shqetësime ka të bëje me faktin se kanalet vaditëse në zonat bujqësore rurale nuk pastrohen. Një Bashki e vogël nuk e ka kapacitetin të financoi projekte të tilla.

Është e pamundur që një Kryetar Bashkie të ndjek edhe problematikat në qendrën e qytetit apo në një fshat të thellë.

Kjo qoftë për shkak të largësisë por edhe për çështjet të mungesës së financave”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër, vijoi a, shoh që shumë fonde që vijnë nga transferta të pa kushtëzuara përdoren për projekte që prokurojnë bashkitë. Rezulton dhe shembulli tipik është Bashkia e Tiranës.

Merreshin fonde dhe i shpërndanin tek vetja e vet. Pra i vidhnin. Kjo ishte kompania 5D. Merreshin fondet vidheshin dhe punët nuk kryeheshin.

Bardhi tha se, “Bashkia Tiranë është simbol i këtij korrupsioni por nuk rezulton një skemë e izoluar. Është konstatuar në Tropojë, në Lezhë dhe në disa bashki të tjera.

A e ka kryer qeveria një auditim për të parë se si abuzohet me këto para. Incinerator në Tiranë nuk ka, në Fier  nuk punon në Elbasan jo e jo.

A do ishte më mirë të rishikoheshin këto kontrata. Pra po jepen para për për një skemë korrupsioni.

E dimë të gjithë pronarët e inceneratorëve janë në kërkim ndërkombëtarë”.

Ai foli edhe për Reformën Territoriale duke theksuar se ajo tashmë është faktuar si e dështuar.

“Po të ishte e suksesshme reforma, nuk do ta merrnit menaxhimin e ujësjellësve ju.

Nuk do ja merrnit bashkive dhe t’ia jepnit Belinda Ballukut. Qëllimi është të delegosh sa më shumë  shërbime njësive të qeverisjes vendore.

Ju edhe një kompetencë që kishit dhe ja dërguat Belindës. Janë 8 mijë punonjës që paguhen, ndërkohë që sot nuk ka as 2.4 ore uji në ditë.

Pra po jepni para por shërbime nuk ka. Vidhen”, u shpreh Bardhi.