Dhu*oi arbitrin në fushë, dënim me burg për presidentin e klubit turk

Presidenti i klubit turk të Ankaragucu, Faruk Koca, paguan shtrenjtë gjestin e shëmtuar të bërë gati një vit më parë kur dhunoi arbitrin e ndeshjes me Caykur Rizespor (1-1).

Koca goditi me grusht në fytyrë gjyqtarin Halil Umut Meler pas vërshëllimës së fundit.

Më pas Meler ra në tokë dhe persona të tjerë e shkelmuan.

Gjyqtari ndër të tjera pati pësuar edhe një thyerje në mollëz.

Për këtë episod Gjykata vendosi dënim me burg tre vjet e shtatë muaj për dëmtim të qëllimshëm, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Gjithashtu kjo masë u mor edhe për tre persona të tjerë të përfshirë.