FOTO+VIDEO/ Dhu*oi arbitrin në fushë, dënohet me burg ish-presidenti i klubit turk

Ish-presidenti i klubit turk të Ankaragucu, Faruk Koca, paguan shtrenjtë gjestin e shëmtuar të bërë gati një vit më parë kur dhunoi arbitrin e ndeshjes me Caykur Rizespor (1-1).

Për këtë episod, Gjykata vendosi dënimin me burg tre vjet e shtatë muaj për dëmtim të qëllimshëm, njofton “The Guardian”.

FOTO+VIDEO/ Dhu*oi arbitrin në fushë, dënohet me burg

Koca goditi me grusht në fytyrë gjyqtarin Halil Umut Meler pas vërshëllimës së fundit. Më pas Meler ra në tokë dhe persona të tjerë e shkelmuan.

FOTO+VIDEO/ Dhu*oi arbitrin në fushë, dënohet me burg

Gjyqtari ndër të tjera pati pësuar edhe një thyerje në mollëz. Gjithashtu kjo masë u mor edhe për tre persona të tjerë të përfshirë.