Është prej javësh në krizë rezultatesh, Hoffenheimi shkarkon trajnerin

Klubi i Bubndesligës, Hoffenheim, njoftoi, këtë të hënë, largimin e trajnerit Pellegrino Matarazzo, i cili ishte në klub që nga shkurti i vitit 2022.

Me 23 fitore në 67 ndeshje për Hoffenheim, Matarazzo nuk ishte në gjendje t'i rezistonte fillimit të dobët të sezonit të klubit gjerman, i cili ka vetëm katër fitore në 16 ndeshje, çka reflektohet me vendin e 15-të në Bundesligë dhe vendin e 19-të në Europa League.

Kujtojmë se Hoffenheimi, së fundmi, u përball me Porton (disfata 2-0) dhe do të luajë kundër Bragas në raundin e radhës të Europa League-s, më 28 nëntor.

Sa i takon Bundesligës, ndeshja e fundit ishte me Augsburgun ne transfertë, e mbyllur me rrjeta të paprekura.