VIDEO/ Skandali me arbitrin e Premier League, e quajti Kloppin idiot dhe arrogant, nisin hetimet

Organi përgjegjës për arbitrimin e ndeshjeve të futbollit profesionist anglez, PGMOL njoftoi pasditen e kësaj të hëne se kishte hapur një hetim "për videot që kanë qarkulluar në mediat sociale në orët e fundit".

Në videot në fjalë, arbitri David Coote fyen rëndë ish-trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Videot duket se janë të disa viteve më parë. Coote, i cili drejtoi ndeshjen e Liverpoolit kundër Aston Villas të shtunën, e quan Kloppin një "gjerman të ndyrë dhe arrogant".

Mund të jetë filmuar fill pasi Coote kishte arbitruar barazimin e diskutueshëm 1-1 të Liverpoolit kundër Burnley-t në vitin 2020: në fund të asaj ndeshjeje, Andy Robertson u ankua shumë për drejtimin ndeshjes nga Coote, që në fakt u referohet disa episodeve:

"U kam dhënë një mësim të mirë kur arbitrova ndeshjen e tyre kundër Burnley-t gjatë pandemisë, Klopp më akuzoi se gënjeva, ai është një idiot."

42-vjeçari arbitroi ndeshjen e tij të parë në Premier League në vitin 2018 dhe ka vënë drejtësi në një numër të rëndësishëm ndeshjesh, duke përfshirë fitoren 2-0 të Manchester United ndaj Neëcastle në finalen e Kupës së Ligës në 2023.