ZBARDHET DËSHMIA/ Solli valixhen me drogë nga Dubai, 21-vjeçari nga Luksemburgu: Nuk e di kush do e priste në Tiranë (VIDEO+EMRI)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2024, 12:18
Zbardhet dëshmia e 21-vjeçarit të arrestuar në aeroportin e Rinasit, i cili të trafikonte në vendin tonë lëndë narkotike, e cila vinte nga Dubai.
21-vjeçari nga Luksemburgu, Brice Tchantchou ka udhëtuar me tranzit nga Tajlanda në Dubai dhe me destinacion final Tiranën me çantën me kanabis.
Para hetuesve ai ka deklaruar se “drogën ia ka dhënë një tajlandez, por këtu në Tiranë nuk e di se kush do e merrte.”
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas në bashkëpunim me autoritetet doganore finalizuan ditën e sotme operacionin “Fluturimi”.
Gjatë kontrollit në bagazhet e 21-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 26 kilogramë e 700 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

