Leao u dërgon tifozëve të Milanit mesazhin optimist

Java që sapo u mbyll ka qenë mjaft e mirë për sulmuesin portugez të Milan, Rafael Leao.

Ai ishte protagonist si në fitoren 3-1 ndaj Real Madridit, ashtu dhe në barazimin 3-3 ndaj Cagliari, ku shënoi dy gola.

Një reagim i mirë i portugezit, që ishte lënë në stol në ndeshjen ndaj Monzës një javë më parë.

Leao, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ka reaguar për këtë situatë: “Ulje-ngritje, por e di se çfarë po bëj”.

Te Milani presin shumë nga Rafael Leao, pasi aftësitë e tij janë të jashtëzakonshme.

Ai kishte kohë pa shënuar dhe trajneri Fonseca shpreson që dy golat ndaj Cagliarit ta rikthejnë në yllin e dikurshëm.