VIDEO / Mungesa e Yamal i kushton shumë Barçës, regjistron humbjen e dytë!

Barcelona nuk është e njëjta pa Lamine Yamal. Katalanasit pësuan humbjen e dytë në La Liga (1-0) në fushën e Real Sociedadit, ku mungonte talenti 17-vjeçar për arsye dëmtimi.

“Blaugranat” pësuan gol në pjesën e parë pas një gabimi në rreshtim të mbrojtjes, pa mundur gjatë pjesës së mbetur të lojës të shënonte të paktën një gol që do të shmangte humbjen.

Në minutën e 33-të, Becker përfiton nga rreshtimi i gabuar i prapavijës, duke mos i lënë asnjë shans Penas, 1-0. Më herët e kishte dërguar topin në rrjetë Lewandowski, por në pozicion jashtë loje.

Me humbjen e Barcelonës, diferenca me Realin e Madridit pas javës së 13-të ngushtohet në 6 pikë, por “Los Blancos” kanë ndeshjen e prapambetur me Valencian për të luajtur.