Maliqi “lumë” akuzash ndaj “ish-fatorinos oligark”: Salillari në SPAK për ndërtimet pa leje, tenderat korruptivë dhe krime e favorizime elektorale

Ish-deputeti dhe aktualisht drejtuesi politik i Partisë së Lirisë për qarkun e Beratit Lefter Maliqi akuzon biznesmenin Pëllumb Salillari për ndërtime pa leje, tenderat korruptivë dhe për krime e favorizime elektorale.

Për të gjitha këto akuza Maliqi paralajmëron mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme për mediat nga oborri i Prokurorisë së Posaçme, ku pritet të depozitojë kallëzimin e radhës ndaj “ish-fatorinos” oligark, Salillari.

JA ÇFARË THOTË LEFTER MALIQI NË RRJETET SOCIALE

S’keni dëgjuar asgjë për “Hanin e Qerosit” dhe hanet e pasuritë e tjera, e as për abuzimet me tenderat korruptivë e ndërtimet pa leje, e as për krime e favorizime elektorale nga ish-fatorinua, Oligarku Salillari?!

Pas një jave, Konferencë shtypi përpara “SPAK”-ut, për të 10-ën herë, derisa Drejtësia e kapur të veprojë kundër Mafias së pasurisë së shqiptarëve dhe krimeve elektorale dhe korruptive.

Radha po të vjen drejt prangave. E drejta vonon, por nuk harron!