Tafani: Deri në vitin 2016 nuk është dënuar asnjë politikan. Ka ngjarje si "Gërdeci" që kanë ngelur pa sqaruar...
I ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në "Ora News", ishte analisti Endri Tafani, i cili u shpreh se deri në vitin 2016 nuk është dënuar asnjë politikanë dhe se ka ngjarje që kanë ngelur pa u sqaruar si ajo e "Gërdecit" ose "21 Janari".
"Ne kemi pasur një sistem drejtësie, i cili praktikisht nuk ka dënuar asnjë politikan deri në 2016. Hiq dënimin e Fatos Nanos në 1993 që doli i pafajshëm, u dënua zoti Barka dhe asnjë tjetër nuk është dënuar. Ky perceptim i publikur për këtë sistem drejtësie ishte që ky nuk dënonte asnjë politikan. Fakti i jepte të drejtë publikut që nuk dënonte asnjë politikan. Unë e kuptoj shqetësimin që shiko se janë marr njerëz nga jashtë për këto organe. Po ne kemi pasur Këshillin e Lartë të Drejtësisë, nga 15 anëtarë, 9 zgjidheshin nga konferencat gjyqësore, ishin gjyqtarë. Nuk dënuan asnjërin. Kishte të bënte me karrierën.
Ekuivalenti vet që është krijuar tani është shqetësimi që janë futur persona që nuk kanë qenë të karrierës. Tani kur ti ke qenë shumicë dhe vet nuk ke dënuar...
Ne jemi demokraci përfaqësuese, pra ai që është në parlament ka një vullnet politik të shqiptarëve. Shqiptarët e perceptuan me të drejtë që nuk është dënuar asnjë politikanë, Kanë ndodhur ngjarje si ajo e "Gërdecit" e cila ngeli pa sqaruar ose "21 Janari" dhe në të gjithë këtë kuadër Shqiptarët e perceptuan", u shpreh Tafani.

