Seferi: Trump mbajti vetëm një mandat, u rikthye vrullshëm. Nuk hoqi dorë kurrë nga...

Analisti, Leonard Seferi në një intervistë në Ora Neës u shpreh se Trump nuk hoqi dorë nga pretendimi i tij për të ardhur në presidencë.

Seferi: Ajo që i diferencon këto zgjedhje nga zgjedhjet e kaluara të SHBA-së, janë disa elemente.

Një ndër ta është se Donald Trump u largua nga presidenca vetëm me një mandat gjë e cila nuk është parë shpesh herë në SHBA dhe ai insistoi për një rikthim më të vrullshëm.

Duhet theksuar fakti që gjatë gjithë këtyre 4 viteve të presidencës së Biden, Trump ka qenë vazhdimisht në terren.

Nuk hoqi dorë kurrë nga pretendimi i tij për të ardhur në presidencë .